BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 10 qershor 2009 - 14:52 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Lehtësi për lëvizje të emigrantëve
Porti i Pireut
Ministria e brendshme greke ka publikuar vendimin e zëvendësministrit për rendin publik, i cili u mundëson emigrantëve pa dokumenta që të shkojnë në atdhe e të kthehen në Greqi pa problem.

Kjo mundësi u ofrohet emigrantëve për periudhën 19 qershor deri 30 shtator.

Ndryshe nga herët e tjera që është ofruar kjo mundësi, kur mund të udhëtonin vetëm një herë, emigrantët tashmë kanë të drejtën e dy kalimeve për në vendin e tyre.

Sipas vendimit, kjo bëhet për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri.

Nga vendimi përfitojnë të gjithë emigrantët që kanë dorëzuar brenda afateve ligjore kërkesën për pajisjen me leje qëndrimi, por ende nuk e kanë marrë atë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>