|
Opozita me shqetësim tjetër për kartat | |||||||||||||||||||||||
Pas disa shqetësimeve lidhur me pajisjen e shtetasve shqiptarë me karta identiteti, opozita socialiste ka shprehur një shqetësim të ri. Në një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ajo shpreh dyshime për mundësinë e futjes në qarkullim të letërnjoftimeve të falsifikuara dhe ka kërkuar verifikimin e vlefshmërisë së kartave të identitetit gjatë procesit të votimit më 28 qershor. Por zyrtarë të qeverisë shqiptare kanë thënë se ky dokument elektronik është i pafalsifikueshëm. Analistët thonë se këto polemika rreth çështjes së kartave të identitetit mund të cënojnë atmosferën e fushatës zgjedhore. Sipas tyre, në vend të programeve partiake, zgjedhësit shqiptarë do të ballafaqohen me polemika pa vlerë. Situata, thonë ata, mund të precipitojë deri në zhvillime të padëshirueshme siç mund të jetë shtyrja e zgjedhjeve për shkak të infrastrukturës së dobët zgjedhore. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||