BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 29 maj 2009 - 10:59 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Socialistët nisin zyrtarisht fushatën

Edi Rama
Rama synon të bëhet kryeministri i ardhshëm
Partia Socialiste ka nisur fushatën për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit me synimin për t'u rikthyer në pushtet pas katër viteve në opozitë.

Slogani i tyre është “politikë e re për ndryshim”.

Por më shumë se një sfidë partiake, fushata duket se do të jetë një sfidë e kreut socialist, Edi Rama.

Pas tre mandateve në krye të Bashkisë së Tiranës dhe katër viteve në krye të PS, me fitoren e opozitës, Rama synon të jetë kryeministër i ri i Shqipërisë.

“Do të jem një kryeministër i ri që do ta drejtojë Shqipërinë si askush tjetër,” u tha Rama përkrahësve të tij të shumtë duke ju premtuar ndryshime.

Polemika

Por në këtë ndërmarrje, zoti Rama ka zgjedhur të ecë në një rrugë që ka provokuar mjaft polemika.

Ai nuk është përfshirë në listën e partisë së tij për deputet, pavarësisht thirrjeve, veçanërisht të kundërshtarëve të tij, për të qenë në krye të listës.

Zoti Rama tha se ai kish një kontratë me zgjedhësit shqiptarë që shpresonte t'i jepnin besimin më 28 qershor.

“Ne do të fitojmë se Shqipëria nuk mund të humbasë,” tha Rama.

Për hapjen e fushatës së tyre, socialistët zgjodhën Qytetin Studenti, atje kur dy dekada më parë nisën protestat e para kundër regjimit komunist dhe u artikulua thirrja “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Por në një reagim të saj, PD e quajti fushatën e çelur nga socialistët si një procesion të rrënuar në prag të rrënimit përfundimtar.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>