 | | | Besnik Mustafaj deklaron se do të tërhiqet përkohësisht edhe nga politika shqiptare |
Ish-Ministri i Jashtëm shqiptar në vitet 2005-2007, Besnik Mustafaj, një nga figurat kryesore të PD-së, aktualisht në pushtet, deklaroi tërheqjen nga gara për kreun e PD të Tiranës si dhe largimin përkohesisht nga politika. Zoti Mustafaj që ishte vetëshpallur kandidat për kreun e PD të Tiranës, tha se e merrte këtë vendim për shkaqe parimore. "Nuk ka asnje respektim te normave të statutit" u tha zoti Mustafaj gazetarëve. Deputet në disa legjilsatura, ish-Ambasador i Shqipërisë në Francë në fillim të viteve '90, e më pas Ministër i Jashtëm pas fitores së demokratëve në vitin 2005, ai konsiderohej si një nga njerëzit më të afërt të kreut të PD-së, Berisha, deri sa dha dorëheqjen si shef i diplomacisë shqiptare në vitin 2007, për shkak të mosmarrëveshjeve midis tyre. Dorëheqja e zoti Mustafaj dhe largimi i tij nga politika nuk do të kalojë pa ndikim në rradhët e PD-së, veçanërisht tani në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. | | |