BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 30 prill 2009 - 07:48 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kongresi miraton buxhetin në 100 ditorin e Obamës
Presidenti Obama
Presidenti Obama ka shënuar 100 ditëshin e tij në këtë post me një fitore në Kongres ku dy dhomat miratuan buxhetin e tij prej 3.5 trilion dollarësh.

Ai tha se ishte krenar për politikën që ka ndjekur në ekonomi dhe në fushën e politikës së jashtme si dhe me vendimin për t'i dhënë fund torturës gjatë procesit të marrjes në pyetje, por shtoi se kishte ende shumë punë për të bërë.

Që në fillim të fjalimit të tij presidenti Obama theksoi se buxheti i tij prej 3 .5 trilion dollarësh është në vazhdimësi të hapave të ndërmarrë gjatë 100 ditëve të kaluara në kuadër të përpjekjeve për t'a nxjerrur ekonominë amerikane nga recesioni.

Zoti Obama tha se kishte shpresë se kompania a madhe amerikane e makinave, Chrysler do të rimëkëmbej.

Ndonëse fokusi i tij kryesor ishte ekonomia, çështjet qe u preken ishin nga më të ndryshmet, nga gripi i derrave e deri tek aborti apo politika e jashtme.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>