|
Shkolla e Gazetarisë së BBC-së | |||||||||||||||||||||||
Shkolla e Gazetarisë dhe Shërbimi Botëror i BBC-së njoftojnë me krenari hapjen e mikroplatformave speciale udhëzuese në të gjitha gjuhët në të cilat transmeton BBC-ja. Shkolla e Gazetarisë së BBC-së vjen në BBC në Shqip me një përmbledhje të Vlerave Editoriale të BBC-së, me artikuj nga gazetarë të BBC-së se si i venë ata në zbatim këto vlera, dhe udhëzues mbi stilin e të shkruarit dhe përdorimin e gjuhës në media. Kjo faqe do të pasurohet vazhdimisht me artikuj të tjerë. Udhëzuesit mbështeten në përvojën e pasur dhe ekspertizën e fituar ndër shumë vite nga gazetarët e BBC-së. Ne jemi të kënaqur që këto njohuri mund t'i shkëmbejmë me gazetarë nga e gjithë bota. Udhëzuesit nënvizojnë rëndësinë e vlerave editoriale të BBC-së, dhe përzgjedhjes së gjuhës së saktë në gazetari. Për të diskutuar vlerat e gazetarisë duhet kuptuar roli që luan gjuha në shprehjen e atyre vlerave. Ky është vetëm hapi i parë dhe ne do të dëshironim që faqet të shtohen e të bëhen udhëzuese të plota për gazetarinë dhe gjuhën. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||