|
Rregulli i artë: Gjuha e thjeshtë | |||||||||||||||||||||||
Një nga rregullat e të shkruarit mirë është përdorimi i gjuhës së thjeshtë. Në fjali duhen shmangur pjesët e varura. Ku të jetë e mundur, thjeshtëzoni faktet dhe shifrat , për shembull: “afro 2 milion dhe jo “1,999,998”; “qytet në veri të Shqipërisë” dhe jo “ qytet që ndodhet 100 km në veri të Tiranës”. Shmangni shkurtimet dhe akronimet- shumë pak prej tyre janë aq të njohura sa të përdoren për herë të parë në një lajm. Për të tjerat duhet përdorur emri i plotë herën e parë. (Shembull) Përdorni të njëjtin titull dhe term gjatë gjithë materialit. Përsëritni, titujt, emrat, konceptet. Për shembull “politika ekonomike e qeverisë” dhe jo gjithë kohës, “ata”, “ai” etj.; ju e dini se për kë bëhet fjalë kur thuhet “ai”, “ata”, po a di dëgjuesi? Po ashtu, nuk duhet të druheni të përsërisni faktet apo linjat e mendimit, veçanërisht kur ato janë komplekse. Në këtë rast, përpiquni të përsërisni idetë, dhe jo shprehjet e përdorua. Shmangni fjalët shumë letrare apo akademike. Këshilla për gazetarët për të shmangur klishetë është bërë tashmë vetë një klishe. Përdorimi i tyre vjen nga një lloj dembelizmi – gjetja e shprehjeve të gatshme të përdorura shumë herë më parë, por edhe nga përkthimet –për shembull shprehje si “nuk la gur pa lëvizur”, apo "situata është e qetë por e tensonuar”; "lë shumë për të dëshiruar” – me cfarë do t’i ëvendësonit ato? Tregoni kujdes në përdorimin e fjalëve si “por”, “megjithatë”, “ndërkohë”. Për shembull “ India është vend i madh dhe i varfër” ka kuptim disi ndryshe nga “India është vend i madh, por i varfër”. Kini kujdes në përdorimin e humorit, ironisë, metaforave- jo të gjithë marrin të njëjtin mesazh apo në fakt marrin ndonjë mesazh. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||