|
Vlerat editoriale - Saktësia | |||||||||||||||||||||||
Saktësia e informacioneve është një vlerë shumë e çmueshme editoriale e BBC-së dhe ka rëndësi themelore për reputacionin tonë. Materialet tona duhet të kenë burime të sigurta informacioni, ato duhen bazuar plotësisht në dëshmi e prova dhe duhen prezantuar me gjuhë të qartë e të përpiktë. Duhet të jemi të ndershëm dhe transparentë për gjërat që nuk i dimë dhe të shmangim spekulimet. Për BBC-në saktësia është më e rëndësishme se shpejtësia e informimit dhe, shpesh, kjo nuk ka të bëjë thjesht me gjetjen dhe kuptimin e fakteve. Të gjitha faktet dhe informacionet përkatëse duhen peshuar mirë për të dalë tek e vërteta. Në rastet e çështjeve të debatueshme, përveç fakteve mund të duhet të merren në konsideratë edhe opinionet në lidhje me të. Ne synojmë të informojmë me saktësi përmes: Mbledhjes së informacioneve të sakta nga burimi, kurdo që kjo është e mundur; Verifikimit dhe riverifikimit të fakteve; Vlerësimit të autenticitetit të provave shkresore dhe materialeve dixhitale; Konfirmimt të pretendimeve dhe akuzave të ngritura nga kontribuesit, kurdo që është e mundur. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||