BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 08 prill 2009 - 06:39 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Obama në Irak: "Koha për tu larguar"
Obama me ushtarët amerikanë në Irak
Obama bën vizitë te papritur tek forcat amerikane në Bagdad
Presidenti Obama ka folur me trupat amerikane në Irak, duke u thënë se 18 muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për garantimin e një tranzicioni të qëndrueshëm drejt demokracisë.

Z. Obama i bërri këto deklarata duke folur gjatë një vizite të panjoftuar më parë në Irak pas një turneu nëpër Evropë, ku ka kërkuar marrëdhënie të reja me botën myslymane.

Ai falenderoi trupat amerikane për sakrificat e tyre.

Në bisedimet me udhëheqësit irakiane, Presidenti amerikan përsëriti se forcat amerikane do të tërhiqeshin plotësisht deri në vitin 2011.

Z. Obama theksoi se ishte jetësore që mosmarrëveshjet në vënd të zgjidheshin tani.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>