BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 27 mars 2009 - 16:44 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Obama shpall strategjinë e re
Presidenti Obama
Strategjia e re do të shoqërohet me një paketë të madhe ndihme
Presidenti Obama ka dhënë hollësi për atë që ai e quajti strategji të re dhe të plotë amerikane në luftën kundër Al Kaidës dhe talebanëve në Afganistan dhe Pakistan.

Zoti Omaba tha se situata në të dyja këto vende po bëhej gjithnjë e më e rrezikshme.

"Ata (terroristët) po përfitojnë nga terreni malor, duke e përdorur atë si një zonë të sigurtë për t'u fshehur, për të stërvitur terroristë, për të komunikuar me pasuesit e vijës së tyre, për të thurur plane për sulme si dhe për të dërguar persona të armatosur në ndihmë të militantëve në Afganistan".

"Për popullin amerikan kjo zonë kufitare mes këtyre dy vendeve është kthyer në vendin më të rrezikshëm në botë. Ky nuk është thjesht një problem i Amerikës, por një sfidë ndaj sigurisë ndëkombëtare në shkallën më të lartë", tha presidenti Obama.

Ai tha se lufta nuk mund të fitohej vetëm me bomba dhe plumba.

Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara do t'i japin Pakistanit 1.5 miliardë dollarë në vit për një periudhë 5-vjeçare për ndërtimin e shkollave, rrugëve dhe infrastrukturës.

Duke folur për Afganistanin, presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 4 mijë trupa shtesë për të stërvitur forcat afgane të sigurisë.

Ai iu bëri thirrje aleatëve të NATO-s që të ofrojnë mbështetje më të madhe civile për Afganistanin.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>