BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 23 mars 2009 - 07:27 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
SHBA, plan tërheqjeje nga Afganistani
Barack Obama
Vetëm forca ushtarake nuk do të mjaftonte për të arritur objektivat e Uashingtonit
Kjo strategji e tërheqjes nga Afganistani nevojitet, tha Presidenti Barack Obama, për tu siguruar që politika amerikane të mos mbetet një përpjekje e pafund.

Ai u shpreh kështu në një intervistë televizive, ndërsa administrata e tij përgatitet të paraqesë një strategji gjithë përfshirëse për Afganistanin.

Zoti Obama tha se vetëm forca ushtarake nuk do të mjaftonte për të arritur objektivat e Uashingtonit.

Më herët i dërguari i posaçëm i SHBA në Afganistan dhe Pakistan, Richard Holbrooke, tha se politika amerikane për të dyja vendet nuk do të jetë më e ndarë.

PresidentiI Barack Obama tha se nje strategji gjithëpërfshirëse, përfshirë këtu edhe një plan tërheqjeje, është thelbi i këndvështrimit të tij ndaj Afganistanit.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>