Sa e suksesshme ka qenë Kosova në vitin e parë të saj si shtet? Cilat kanë qenë sukseset dhe dështimet e saj dhe sa janë përmbushur pritjet e qytetarëve? Cili ka qenë zhvillimi ekonomik dhe sa e qëndrueshme ka qenë siguria?. Cili ka qenë qëndrimi i serbëve në Kosovë dhe qëndrimi i qeverisë në Beograd për këtë cështje dhe pse Prishtina nuk ka mundur që ta ushtrojë sovranitetin e saj në gjithë territorin e Kosovës? Për këto dhe shumë çështje të tjera një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në emisionin Forum të BBC-së që është realizuar nga gazetari Muharrem Nitaj, kanë folur analistët Ramush Tahir, Behlul Beqaj dhe Ylber Hysa, politikanë serb nga Prishtinia dhe Beogradi, si dhe qyterarë shqiptarë e serbë të Kosovës. |