|
Shtypi britanik i së mërkurës | |||||||||||||||||||||||
Shtypi britanik i së mërkurës doli më herët në kohë për të pasur në ballinat e veta lajmin e fitores së Barak Obamës në zgjedhjet presidenciale amerikane. Në versionet online, pas shpalljes së rezulatit nuk munguan analizat dhe shkrimet për këtë fitore. The Guardian online shkruan "Presidenti Obama: Ndryshimi ka ardhur." Sipas kësaj gazete, "pjesëmarrja rekord në këto zgjedhje historike i japin SHBA-së presidentin e parë zezak". Në një tjetër shkrim editorial me titullin "Ata e arritën", The Guardian shkruan "Obama është shpresa e Amerikës, por edhe shpresa jonë". Në një tjetër shkrim me titullin "Amerika e Re", The Guardian i referohet fjalimit të Obamës duke e cilësuar atë një fjalim të jashtëzakonshëm. The Times online shkruan " U shkrua historia kur Barak Obama fiton zgjedhjet presidenciale amerikane." Barak Obama shkruan The Times, do të jetë presidenti i parë zezak amerikan, pasi doli triumfator nga një prej zgjedhjeve më të jashtëzakonshme të kohëve moderne. The Times në një shkrim tjetër thekson se "Barak Obama do të trashëgoi një hartë botërore problemesh që kërkojnë më shumë kohë dhe para, sesa është në gjëndje të ofrojnë Shtetet e Bashkuara". The Daily Telegraph sot shkruan" Fitorja e Barak Obamës do të ndryshoi Amerikën". " Nëse je demokrat sot do të jetë një nga ditët më të mira në jetën tënde, por edhe nëse je republikan nuk mund të mohosh se gjerat nuk do të jenë më ashtu siç kanë qënë. Diçka ka ndryshuar." Po The Daily Telegraph duke analizuar se çfarë shkoj gabim në fushatën e Xhon Mëkejnit, shkruan: " Gjatë tërë fushatës së tij senatori Mëkejn konkuronte me dy vetë, Senatorin Barak Obama dhe Presidentin Xhorxh Bush. Por mund të shtosh edhe një të tretë: Sara Pejlin e cila mund të ketë inspiruar bazën e Partisë Republikane, por ka larguar votuesit e pavarur", shkruan The Daily Telegragh. Ndërsa Financial Times i referohet fjalimit të Obamës, ku deklaron një "agim të ri në udhëheqjen amerikane, por paralajmëroi vëndin për sakrifica dhe vështirësi në vitet e ardhshme". | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||