BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 05 shtator 2008 - 08:31 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Mc Cain premton të ndryshojë Amerikën
John Mc Cain
Kandidati i partisë republikane për presidencën amerikane, senatori John Mc Cain, ka pranuar nominimin e partisë së vet në një fjalim qe u prit me entuziazëm të madh në konventën e partisë në Minesota.

Ai tha se kishte privilegjin që u jipej shumë pak amerikanëve - privilegjin e pranimit te nominimit partiak për president të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Mc Cain gjithashtu falënderoi familjen dhe mbështetësin e vet dhe u premtoi atyre se nuk do t'i zhgënjen.

Ai gjithashtu shprehu respekt për rivalin e tij nga partia demokratike Baraka Obama.

Ai tha se do të mbante taksat e ulta si dhe do të shkurtonte shpenzimet e qeverisë.

Fjalimi i zotit Mc Cain u pengua për një kohë të shkurtër nga protestues kundër luftës.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>