|
Shqetësimet pas shpalljes së pavarësisë | |||||||||||||||||||||||
Për të dytën ditë rradhazi shtypi britanik i kushton vëmendje të madhe zhvillimeve nga Kosova në prag të ditës kur pritet të shpallet pavarësia. Sunday Times, edicioni i së djelës i të përditshmes The Times, në artikullin me titull "Kosova pritet të shkëputet brenda orësh", thotë se pas deklaratës të së shtunës të kryeministrit Hashim Thaçit pavarësia pritet të shpallet në orët në vazhdim. Burime brenda qeverisë serbe dhanë paralajmërime se do të fillonin zbatimin e një plan-veprimi kundër Kosovës sapo të shkëputet. Në Prishtinë ka shqetësime se bllokada ekonomike do të përfshijë edhe ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike. Javën e kaluar presidenti Putin e dënoi shkëputjet si "të paligjshme, të keqvendosur dhe të pamoralshme." Por kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi paralajmëroi kundër përgjigjes armiqësore të Beogradit, duke thënë se çfarëdolloj gjëje që të bënin ajo do të vinte si një bumerang". Sunday Times se megjithë politikën e kësaj dite, në kafenetë e Prishtinës, diskutoheshin festimet e pavarësisë, sesa sanskionet. Ndërkaq gazeta shton se për shumë vetë festimet do të shoqërohen me dhembje teksa ata kujtojnë të afërmit e tyre të vrarë apo të zhdukur gjatë luftës. Në faqen ndërkombëtare Sunday Telegraph përqëndrohet tek thirrjet për qetësi në ditën e pavarësisë. Njoftimet në radiostacionet në Kosovë për të mbajtur qetësinë, janë lëshuar nga forca e Nato-s dhe shqetësimet që bëhen me zë në këto komunikata janë reale. Gazi nga përfundimi formal i dominimit serb, i kombinuar edhe me shumë pije alkolike mund të përshkallëzohet në dhunë kundër 100 mijë serbëve që ende jetojnë atje, thotë gazeta. Komunikatat edhe në gjuhën serbe sigurojnë dëgjuesit se "KFOR-i mundet dhe do t'i mbrojë të gjithë qytetarët". E ndërsa shumë serbë po mendojnë të largohen për gjithmonë, dhjetra mijë shqiptarë të Kosovës që jetojnë jashtë janë rikthyer. The Independent e përqëndrohet tek fakti se si do pritet pavarësia në qytetin e ndarë të Mitrovicës, ku shqiptarët do të festojnë si të tjerët, kurse në pjesën tjetër të qytetit, atë veriore ku jeton pala serbe, atmosfera është krejt tjetër. Mitrovica ka qënë cepi më shpërthyes i Ballkanit, ku paraushtarakët e forcuan ndarjen etnike. Një banor serb i thotë gazetës se situata është e qetë, por njerëzit kanë frikë, sepse kanë patur eksperienca negative me këto lloj festimesh dhe nuk dinë se çfarë të presin. Gazeta thotë se megjithë fjalët e mira, integrimi etnik nuk ka qënë një qëllim realist në Kosovë. The Independet on Sunday citon politologun serb në Beograd, i cili tha këtë javë se serbët e Kosovës nuk flisnin shqip, ndaj edhe nuk ka mundësi për integrimin. E përjavshmja The Observer, mbi një foto të madhe me shqiptarë që festojnë, shkruan "Gëzim dhe sfidë në ditën më të madhe të Kosovës". Gazeta shkruan se "në një vend ku dikur shqiptarët frikësoheshin nga rrahjet dhe vrasjet, tani janë serbët që kanë frikë të dalin në qytete". Korrepondenti i gazetës The Observer, flet për mundësinë e dhunës, por të një lloji tjetër - pritet të ketë krime ordinere e, ndonjëherë, politke". Gazeta sjell opinionet e ndryshme të qytetarëve serbë e shqiptarë për pavarësinë e Kosovë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||