Seladin Xhezairi bisedoi me historianin serb Çedomir Antiç dhe filloi fillimisht e pyeti se si kemi ardhur në këtë situatë? Çedomir Antiç - Padyshim fjala është për një proces të gjatë historik. Në fakt, korniza kushtetuese që u vendos pas vitit l945, përjetoi shndërrimin e vet në një sistem të shteteve etnike, respektivisht të lëvizjeve kombëtare etnike dhe, thjesht falë mbështetjes së para së gjithash atyre fuqive të mëdha, që triumfuan pas vitit 1989, kjo shthurje arriti deri këtu. Natyrisht, pjesëmarrje në këtë patën edhe popujt e Ballkanit, por jo të tepruar. BBC: Historianët serbë dhe ata shqiptarë kanë pikëpamje katërcipërisht të kundërta për Kosovën. Mund të na thoni, shikuar nga këndi serb, pse thuhet se Kosova është djep i serbizmit? Çedomir Antiç: Para së gjithash është shumë i dyshimtë referimi shembujve hisorikë, ngjarjeve historike, për shkak se me këtë zakonisht kthehemi në një mësim nga shekulli XIX e ky është se e gjithë historia është një proces gjatë të cilit aktorët nuk janë ndërruar. Unë jam i prirur të them se për mesjetën ose shekullin e vjetër, pra për kohërat gjatë të cilave mbështeten lëvizjet kombëtare, si ajo shqiptare, ashtu dhe serbe, duhet të flasin historianët, shkencëtarët e jo protagonistët e luftës politike. Në të vërtetë, dy popujt, në masë të madhe u vendosën diku në fund të shekullit XVIII. deri atëherë ka pasur pikëpjekje, por konfliktet ose nuk kanë qenë të shumta ose për to ne nuk kemi prova të mjaftueshme. Pra, pohimi për atë se Kosova është djep i shtetit serb është krijuar fill pas rënies së shtetit mesjetar serb. Së pari, Kosova nuk ka ekzistuar si territor në kohën e shtetit mesjetar serb. Ajo për hir të së vërtetës ka qenë epiqendër evropiane, dhe padyshim ka qenë plotësisht homogjene me popull serb atje. Por unë po rikujtoj se kah fundi i shekullit XIX, respektivisht kah mesi i shekullit XIX në Ballkan nisin lëvizjet kombëtare, prandaj në mesjetë, fjala vjen, familja Kastrioti dhe ajo e Nemaniqëve kanë qenë më të afërta me njëra-tjetrën se ç'kanë qenë popujt që i kanë sunduar dhe të cilëve u kanë takuar. Kjo është mesjeta, ndërsa për epokën e vjetëras që është e nevojshme të flitet - teza për hapsirën ballkanike si për gatishullin ilirik është njësoj e pakuptimtë si dhe teza për Evropën si për kontinentin e keltëve. Sipas kësaj logjike do të ishte e mundshme që ndonjë banor i Irlandës të vijë në Beograd e të thotë se ky është një qytet të cilin e kanë themeluar keltët në shekullin VI para epokës së re dhe ai mbanë të drejtën mbi të. Ne duhet të flasim për periudhën pas shekullit XVII, kur dy etnicitetet u takuan për herë të parë, kur shumë serbë, nën presionin e perandorisë osmane, reskpektivisht nga presioni i hakmarrjes për shkak të mbështetjes së ushtrisë austriake gjatë asaj luftës së gjatë pas rrethimit të Vjenës, nisën të lëvizin drejt veriut, ndërsa shqiptarët për shkak të luftimeve dhe mbipopullimit nisën të shkojnë drejt rrafshit të Kosovës e Metohisë. Atëherë ndodhi kjo pikëpjekje. Ai takim nuk ishte gjithmonë armiqësor. I tillë bëhet gjatë shekullit XIX . Mirëpo, ne sot ballafaqohemi me një çështje tjetër dhe ajo, sipas mendimit tim, është me problem kryesor. KJo është se dy popujt kurrë nuk kanë jetuar me vullnet të vet në një shtet dhe pranimi i kufijve që u vendosën në vitin 1945, madje edhe i atyre të brendshëm që u përcaktuan në mënyrë jo demokratike, i solli dy popujt deri në absurd, sepse populli serb që nuk kishte interes të ruajë kufijtë e brendshëm të ish-Jugosllavisë sot është i vetmi rob në Ballkan i këtyre kufinjve dhe në të njëjtën kohë populli shqiptar i cili pas vitit l945 ishte i ndarë midis shumë shteteve angazhohet për vendosjen e shtetit pikërisht brenda kufijve të cilët u caktuan artificialisht dhe në mënyrë jodemokratike. BBC: Në fakt, historianët dhe politikanët shqiptarë flasin për një padrejtësi historike ndaj shqiptarëve! Çedomir Antiç: Mendoj se nuk ka popull në Ballkan dhe në Evropën Juglindore që nuk mund të flasë për padrejtësi historike. Për dallim nga shqiptarët, populli serb shumë më gjatë po lufton për shett autonom dhe të pavarur, ka pasur armiqë më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm dhe më në fund, pa marrë parasysh si e shikojmë të kaluar, është fakt se edhe populli shqiptar në Kosovë e Metohi në fillim të shekullit XX ka përbërë të thuash për pak shumicën, kurse sot gati se nuk ekzistojnë etnicitete dhe kombe të tjera në Kosovë, përveç shqiptarëve. Nga ana tjetër, është fakt se çështja kombëtare shqiptare është çështja e fundit që u hap në Ballkan dhe populli shqiptar, para së gjithash elitat politike shqiptare, kanë pasur problem të ngajshëm si dhe elitat serbe në shekullin XX. Pra, ata kanë mbështetur perandorinë osmane dhe vetëm në fillim të shekullit XX lëvizja kombëtare shkëputet. Kjo solli dhe krijimin e shtetit shqiptar dhe të një lëvizjeje kombëtare shqiptare, por piklërisht në atë kohë ishte e pamundshme që ajo lëvizje të arrinte maksimumin e qëllimeve të saj. Prandaj, padyshim se populli shqiptar ka të drejtë që sipas llogjikës së parimit të popujve për vetëvendosje deri në shkëputje, ka të drjetë për shtetin e vet. Por, shtrohet pyetja se mos vallë ky rast unik që po zbatohet tash në Kosovë e Metohi, për arsye të caktuara që nuk kanë lidhje me popullin shqiptar dhe popullin serb, por me interesat e fuqive të mëdha, a nuk po sjell ai në pozitën e frustrimit të plotë popujt e tjerë, bie fjala midis tyre edhe atë serb, por dhe rumun në një perspektivë, të cilëve një e drejtë e tillë u është mohuar. Bie fjala, në Bosnjë e Hercegovinë, serbët në fillim të shekullit XX ishin në pozitë të ngjashme si shqiptarët në Kosovë. Pra ata ishin shumicë, por këtë natyrisht askush nuk ua njohu. Sipas konceptit jugosllav Bosnja u bashkua në kuadrin e Jugosllavisë dhe me kalimin e kohës numri i serbëve shkoi duke u pakësuar, ashtu që sot dikush ua mohon edhe autonominë juridike, edhe të drejtën e të qenit element konstituiv. Për më tepër, askush nuk i pyeti kur e shpallën Bosnjën e pavarur. Prandaj si historian dhe si qytetar i Serbisë unë kam kritikuar elitën politike të Serbisë që u lidhur për statusin formal administrativ të Kosovës. Në thelb, ne është dashur të mendojmë pareshtur që nëse duam që Kosova të jetë pjesë e Serbisë duhej të gjemë mënyrën për të bërë për vete shqiptarët - që të jetojnë me ne. Nga ana tjetër, nëse shqiptart dëshirojnë shtet modern evropian , ata nuk mund të izolohen . Kjo, pa marrë parasysh dëshirat e disa njerëzve, edhe në Beograd, edhe në Prishtinë, modeli i shtetit kombëtar nuk mund të jetë në shekullin XXI si në shekullin XIX.. BBC: Sipas jush, edhe për sa kohë do të zgjas kjo jo vetëm polemikë, jo vetëm midis politikanëve, por dhe ju historianëve? Çedomir Antiç: Mendoj se kjo polemikë tani është në prag të fundit historik. Natyrisht, pasi procesi historik është i gjatë, mbetet çështja nëse gjenerata jonë do ta përjetojë këtë fund, por në raport me disa shekuj, sa ka zgjat, koha që është para nesh nuk është e gjatë. Natyrisht, nëse vazhdon një situatë e tillë, elitat politike të Serbisë do të munden vetëm të mbajnë një qëndrim thjesht teper armiqësor ndaj krijimit te shtetit te pavarur shqiptar ne Kosove. Nga ana tjeter, tendencat e dekadave te kaluara qe ngadale te zhduken pakicat kombetare, respektivisht komunitetet pakice ne Kosove e Metohi, e te mbetet vetem komuniteti kompakt shqiptar, me siguri se edhe gjate dy gjeneratave te ardhshme kjo do te ekzistoje si ceshtje. Nje veshtiresi e posacme per popullin serb ne kete moment qendron ne faktin se nese ai qendron ne parimin e mosndryshimit te kufijve te shteteve, atehere mundet qe ne njefare menyre te arsyetoj para vetes faktin qe ka pasur aq humbje ne Kroaci, ne Bosnje, ne instance te fundit ne mbare ish Jugosllavine per nje projekt te madh qe nuk pati sukses per arsye te ndryshme historike. Prandaj, ky eshte nje segment i ketij problemit tone ndernacional. Nga ana tjeter ketu jane fuqite e medha, fuqite e medha qe kane interesat e veta, fuqite e medha qe zhvillojne konflikte te caktuara per territoret tona | | |