|
Joviq "Nuk na intereson pavarësia" | |||||||||||||||||||||||
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë deklaruar se shpallja e njëanshme e pavarësisë së saj nuk do t'i obligojë ata që ta respektojnë. Ata kanë thënë se do të vazhdojnë të jetojnë me Rezolutën 1244 dhe nuk do të ndërpresin kontaktet me UNMIK-un dhe KFOR-in. Njëri nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Serb, në veri të Kosovës, Nebojsha Joviq, i tha BBC-së se me shumë gjasa pjesëtarët e bashkësisë serbe do të mbesin edhe në SHPK… Joviq: Përgjigja jonë do të jetë e tillë që në të njëjtën kohë kur Kuvendi shqiptar të shpallë pavarësinë, të themi se një vendim dhe një krijesë e tillë, e krijuar me dhunimin e të drejtës ndërkombëtare, e krijuar në rrethanat e spastrimit etnik, pra të krimeve të luftës, dhe të kujtoj se mbi 250 mijë serbë dhe jo shqiptarë ende nuk janë kthyer në Kosovë, pra një krijesë e tillë nuk na obligon për ta respektuar. BBC: Zoti Joviq, a mund të pritet që serbët të ikin nga Kosova pas shpalljes së pavarësisë nga ana e institucioneve kosovare? Joviq: Unë ju fola se cfarë do të bëjnë serbët në veri të Kosovës, por kemi një gjendje reale që dallon kur janë në pyetje serbët në veri dhe ata në enklava. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë obligimin që atyre t'u mundësojë deklarimin nëse e pranojnë ose jo pavarësinë e Kosovës, e unë jam i sigurt se asnjë nga serbët në enklava nuk do ta pranojë atë dhe kjo mundësi duhet t'u ofrohet atyre. Mendoj se atyre duhet siguruar një pjesëmarrje sikur deri tani, në mos edhe më të madhe, në institucionet serbe sic janë shëndetësia, arsimimi dhe këto janë gjëra elementare që serbët të mbijetojnë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||