|
Presidenti Tadiç kërkon bisedime të tjera për Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Presidenti pro-perëndimor i Serbisë, Boris Tadiç, ka paralajmëruar se Evropa juglindore ka arritur një pike ku nuk ka më kthim mbrapa. Ai deklaroi në Gjermani se në rastin e pavarësisë së Kosovës nuk do të pranonte shpërbërjen e vëndit të tij dhe bërri thirrje për bisedime të reja. Përpara përfundimit të këtij muaji udhëheqësit e Kosovës pritet të shpallin pavarësinë, një lëvizje që ka gjasa të njihet nga SHBA dhe shumica e vëndeve të Be-së. Shumë dipllomatë këtu në Mynih, thotë korrespondenti i BBC Xhonëthën Markus presin që kjo të ndodh më 17 Shkurt ose rreth kësaj date. Presidenti Tadiç nuk pranojë atë që e cilësoi shpërbërjen e vëndit të tij. Por eventualisht ai tha se ai nuk pranonte izolimin e Sërbisë nga BE. I vetmi kurs i arsyeshëm, këmbenguli ai, është rifillimi i bisedimeve. Dipllomatët perëndimor këtu në Mynih, thonë se muajt e gjatë të bisedimeve nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Të vetëdijshëm për pozicionin e Rusisë, nuk egziston ndonjë kohë e mirë për Kosovën që të shpallë pavarësinë. Xhonëthën Markus i BBC raporton se një burim i brëndhshëm më tha se një gjë e tillë mund shumë mirë të ndodh herët sesa vonë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||