|
Paralajmërim i deputetëve serbë | |||||||||||||||||||||||
Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës kanë paralajmëruar se do të braktisin institucionet vendore nëse ato do të shpallin pavarësinë e Kosovës. Deputeti i Partisë Demokratike Serbe, Sllavisa Petkovic, tha të enjten se përfaqësuesit serbë nuk do të njohin asnjë vendim tjetër, me përjashtim të një vendimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. "Nëse shkohet deri te thirrja e seancës me rend të ditës shpalljen e pavarësisë, atë ditë ne do të vijmë në parlament dhe do ta themi fjalën tonë. Më pas do ta lëshojmë parlamentin e nuk do të kthehemi më kurrë aty," tha z.Petkoviq. Z. Petkoviç, ish-ministër në qeverinë e shkuar të Kosovës, e bëri këtë deklaratë në një konferencë për shtyp. Ai tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga institucionet e saj, përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare. "Arsyeja është shumë e thjeshtë," tha ai. "Nuk duam të shkelim as të drejtën ndërkombëtare, as Rezolutën 1244". | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||