|
Republikani McCain forcon pozitën | |||||||||||||||||||||||
Kandidati kryesor republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, John McCain, duket se është fituesi më i madh në ditën më të rëndësishme të votimit për të fituar kandidaturën e partisë së tij. Zoti McCain pritet të shpallet fitues në nëntë shtete, përfshirë shtetin më të madh, Kaliforninë, dhe disa shtete me popullsi të madhe si New Jersey, Illionis dhe Nju Jork. Duke iu drejtuar përkrahësve të tij në shtetin e tij të lindjes, Arizonë, senatori John McCain tha se gjatë fushatës ai kishte dalë në krye të kandidatëve republikanë. "Sonte, miqtë e mi, ne kemi arritur disa fitore të rëndësishme në një nga garat më të forta. Kemi marrë disa nga shtetet më të mëdha. Kemi fituar në perëndim, në jug dhe verilindje. Duhet të mësohemi me idenë se ne jemi në krye të garës për të fituar kandidaturën e partisë republike", tha senatori republikan, John MacCain. Kandidati tjetër republikan Mike Huckabee pritet të fitojë në disa shtete në jug, ku ka mbështetjen e tij më të fortë. Ndërsa Mitt Romney ka fituar në shtetin e tij Massacchussetts, në Utah, ku shumica e votuesve janë të besimit mormon si ai, dhe në katër shtete të tjera. Rivalitet i ashpër te demokratët Në kampin demokrat gara mes dy kandidatëve, Hillary Clinton dhe Barack Obama, është shumë e ashpër, ndpnëse doket se senatorja Clinton e ka ruajtur epërsinë e lehtë.
Zonja Klinton pritet të shpallet fituese në dy shtetet më të mëdha, Kaliforni dhe Nju Jork dhe në pesë shtete të tjera. Senatorja Hillary Clinton falenderoi të gjitha ata që kishin votuar për të. "Ju keni votuar jo thjesht për të bërë histori, por për ta ribërë Amerikën", tha senatorja demokrate Hillary Clinton. Rivali i saj për të fituar kandidaturën e demokratëve për garën presidenciale, Barack Obama, duket se ka arritur fitore në të paktën 11 shtete. Duke folur para përkrahësve të tij në ÇiKago, Barack Obama përsëriti se ishte koha për ndryshim. "Ka diçka në këtë natë shkurti për të cilën nuk ka nevojë të presim rezultatet përfundimtare që ta dimë. Koha jonë ka ardhur, lëvizja jonë është e vëretë dhe ndryshimi po vjen në Amerikë", tha Barack Obama | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||