|
Presidenti i Kosovës në Vatikan | |||||||||||||||||||||||
Papa Benedikti i 16-të të shtunën ka pritur në Vatikan presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë nxori një komunikatë në të cilën bën të ditur se takimi nuk përfaqëson asnjë ndryshim në qëndrimin e Vatikanit lidhur me statusin juridik përfundimtar të Kosovës. Bëhet e ditur se Ati i Shenjtë priti presidentin kosovar mbi të gjitha për t’i shprehur solidaritetin e tij popullit të Kosovës, por edhe për të marrë informacione të drejtpërdrejta mbi gjendjen aktuale dhe perspektivat për të ardhmen. I ftuari kosovar i Vatikanit, i cili në komunikatën e Selisë së Shenjtë thirret herë “president” dhe herë “autoriteti më i lartë institucional i provincës autonome serbe”, u prit vetëm një ditë përpara turneut të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Sipas analistëve, takimi i të shtunës mund të përfaqësojë një lloj përkrahjeje të Vatikanit në rast se Kosova do të shpallë pavarësinë. Në komunikatë, Selia e Shenjë bëri të ditur se në këtë rast “do të ndjekë me vëmendje zhvillimet dhe, për të vendosur, do të mbajë parasysh edhe tendencën e bashkësisë ndërkombëtare”. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||