BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 30 janar 2008 - 11:08 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Vazhdojnë përgatitjet për pavarësinë në Kosovë
Pamje nga një miting në Kosovë
Vazhdojnë përgatitjet për shpalljen e pavarësisë
Kosova është duke bërë të gjitha përgatitjet e mundëshme që të shpallë pavarësinë e saj dhe kjo nëkupton se Kosova do të bëjë të pamundurën, që shteti i ri të garantojë siguri edhe për pjesëtarët e komuniteteve pakicë, posacërisht serbëve.

Kështu kanë deklaruar zyrtarë të lartë të Kosovës, aktivitetet e të cilëve janë shtuar shumë në 4-5 ditët e fundit.

Në nje takim trepalësh të mbajtur në Prishtinë, ndërmjet perfaqësuesëve të qeverisë së Kosovës, të Misionit të OKB-së dhe të forcës paqëruajtëse të Natos-Kfor, është thënë se është biseduar për masat që duhet të ndërmarrë Kosova në ditën e vendimit për statusin dhe në ditët që pasojnë, në mënyrë që të garantohet një ambient i sigurtë për të gjithë.

Kryeministri Thaçi tha se koordinimet me UNMIK-un dhe KFOR-in do të ishin të përditshme dhe të përjavshme e të vazhdueshme, për të menaxhuar me situatën në fazen e vendimit për statusin.

Shefi i UNMIK-ut Joachkim Ruecker tha se jemi pajtuar të gjithë që ditët dhe javët që vinë të jenë ditë dhe javë të një qetësie dhe të stabilitetit dhe se zhvillimet që priteshin nuk mund të ndikonin në qetësinë dhe stabilitetin.

Kemi besim tek njerëzit e Kosovës se ata do të reagojnë me pergjegjesi në javët dhe muajt që vijnë dhe se Kosova nuk ka vetëm të ardhme demokratike, por edhe të ardhme shumetnike, dhe kjo është e qartë për gjithë botën që po na veshtron, tha Ruecker.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, në një shkrim autorial të tij, ka deklaruar se Kosova është e gatshme ta hap një faqe të re.

Pas falendërimeve që i ka bërë OKB-së për ndihmën e dhënë në Kosovë, ai shkruan se tani është koha që të vendoset misioni i BE-së.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se tashpertash nuk ka një pajtim të plotë të vendeve të BE-së për dërgimin e misionit të saj në Kosovë.

Ai në një intervistë për televizionin e Beogradi, ka deklaruar se dergimi i misionit të BE-së në Kosovë do të jetë i vështirë pa një rezolutë paraprake të Këshillit të Sigurimit.

"Dërgimi i misionit të BE-së në Kosovë, nuk ka qenë në rendin e ditës të mbledhjës së ministrave të jashtëm të Unionit Evroopian. Mendoj se arsyeja për këtë duhet kërkuar në faktin se nuk ka një pajtim brenda vendeve të BE-së, për dërgimin e këtij misioni në Kosovë.

Akti i dërgimit të misionit, është jashtezakonisht problematik, pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit.

Mendoj se egziston një numër i anëtarëve të Bashkësisë Evropiane që e kupton shumë mire këtë.

Unë e kam prezantuar qëndrimin tonë të fortë, se misioni i Bashkimit Evropian është i mirëseardhur në Serbi, në këtë kuadër edhe në territorin e krahinës sonë të jugut, nësë për këtë ka një kornizë të qartë ligjore, dhe e vetmja kornizë ligjore për një gjë të tillë mund të jetë rezoluta e re e Keshillit te Sigurimit", tha Ministri serb i Punëve të Jashtme Jeremiç.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>