BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 28 janar 2008 - 14:54 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Holanda kundër thirrjes së z.Rehn
Zoti Olli Rehn
Z. Rehn kërkon lidhje të ngushta me Serbinë
Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Olli Rehn, i ka bërë thirrje BE-së që të nënshkruajë sa më shpejt që të jetë e mundur një marrëveshje për lidhje më të ngushta me Serbinë.

Kjo ka bërë që Holanda të reagojë shpejt dhe negativisht.

Zëvendësministri i jashtëm i Holandës, Frans Timmermans tha se Hollanda nuk do të nënshkruajë paktin derisa Serbia të bashkëpunojë plotësisht me Gjykatën e Hagës.

Korrespondentët thonë se thirrja e zotit Rehn kishte si qëllim të inkurajonte votuesit e Serbisë që të zgjidhnin një president pro evropian siç është Boris Tadiç në zgjedhjet e të dielës dhe jo radikalin, Tomislav Nikoliç, që preferon lidhje me të ngushta me Rusinë.

BE prej kohësh i ka bërë thirrje Beogradit të sigurojë që Ratko Mladiç dhe Radovan Karaxhiç të dalin para Gjykatës së Hagës.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>