BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 24 janar 2008 - 15:46 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Përgatitje për vizitën e Topit
Bamir Topi
Z. Topi shoqërohet nga një delegacion me 100 anëtarë
Në Prishtinë po bëhen përgatitjet e fundit për pritjen e presidentit shqiptar, Bamir Topi, i cili fillon të premten një vizitë triditëshe në Kosovë.

Presidenti i Shqipërisë do të shoqërohet gjatë vizitës në Kosovë nga një delegacion 100 anëtarësh.

Pjesëtarë të delegacionit do të jenë anëtarë të qeverisë, deputetë tëparlamenti, përfaqësues të opozitës, të pushtetit lokal dhe figura të shkencës dhe akademisë.

Vizita e presidentit Topi në Kosovë bëhet në kohën kur udhëheqësit kosovarë po koordinojnë me faktorin ndërkombëtar datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Vizita e parë

Vizita që nis të premten është e para e presidentit Topi në Shqipëri.

Shefi i zyrës së Shqipërisë Arben Çejku ka thënë për BBC-në se kjo vizitë do t'i kontribuojë jo vetëm marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, por njëkohësisht edhe një realiteti të ri evropian.

Z. Çejku shtoi se presidenti Topi do ta vërë theksin gjatë vizitës "tek nevoja e një zgjidhjeje të shpejtë për popullin e Kosovës, për pavarësinë e Kosovës".

Por ai shtoi se presidenti i Shqipërisë do të nënvizojë dhe rëndësinë e marrëdhënieve ndërtenike në Kosovë dhe më gjerë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>