BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 24 janar 2008 - 16:46 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
'Pavarësia është çështje ditësh'

Hashim Thaçi
Thaçi tha se Kosova ishte gati pëpr të shpallur pavarësinë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha të enjten në Bruksel se deklarata për pavarësinë e Kosovës ishte çështje ditësh.

Duke folur pas bisedimeve me shefin e Be-së për Politikë të Jashtme, Javier Solana, z. Thaçi përsëriti se vendimi do të koordinohej me SHBA-në dhe BE.

Por BE kërkon që shqiptarët e Kosovës ta shtyjnë shpalljen e pavarësisë të paktën deri në mes të shkurtit.

Z.Thaçi tha se Kosova duhet të respektontë disa procedura dhe konsultime, por e bëri të qartë se shqiptarët etnikë nuk ishin të përgatitur të prisnin më.

"Kosova është e gatshme me gjithshka për të shpallur pavarësinë dhe kjo është çështje ditësh," tha z. Thaçi.

'Frustrim'

Pas orëve me bisedime, shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Javier Solana tha se nuk kishte diskutuar data specifike me z. Thaçi, por shtoi se koordinimi mes tyre ishte shumë i mirë dhe i përditshëm.

Kryeministri i Kosovës tha se priste që pavarësisa të njihej masivisht nga SHBA, BE dhe vendet e Ballkanit.

BE-ja megjithatë, do që ai të presë deri të paktën pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidencaile në Serbi në 3 shkurt.

Disa vende si Qipro dhe Spanja, ku çështja e separatizmit etnik është e ndjeshme, madje kërkojnë një shtyrje edhe më të gjatë me një muaj a ca.

Por SHBA po tregon shenja pezmatimi.

Presidentit George Bush I duhet të paktën një sukses në fushën e politikës së ajshtme në këtë vit zgjedhjeshm para se të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të NATO-s, në kryeqytetin e Rumanisë Bukuresht në 2 prill.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>