|
'Pavarësia do të shpallet në shkurt' | |||||||||||||||||||||||
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i tha BBC-së të hënën se Parlamenti pritet që në muajin shkurt të shpallë pavarësinë. "Ne shpresojmë se shkurti do të jetë koha kur do të ndodhë kjo kthesë e rëndësishme historike," tha z. Krasniqi. Por kreu i parlamentit tha se data nuk është përcaktuar ende. "Duhet të bëhen dhe disa konsulta për të precizuar kohën se kur do të ndodhë kjo," tha ai. Sipas z. Krasniqi, shpallja e pavarësisë do të bëhet përmes një deklarate ku do të kërkohet në të njëjtën kohë dhe njohja e saj ndërkombëtare. Ai tha se udhëheqësit kosovarë po diskutojnë me njëri-tjetrin dhe me faktorin ndërkombëtar. "Ne këto ditë jemi duke biseduar me presidentin e Kosovës, me kryeministrin, jemi në kontakt të përditshëm me faktorin ndërkombëtar që është i vendosur në Kosovë, duhen të bëhen dhe disa konsulta për të precizuar kohën se kur do të ndodhë kjo," tha ai. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||