|
Grupi i Kontaktit diskuton për Kosovën | |||||||||||||||||||||||
Ministrat e jashtëm të Grupit të Kontaktit për Kosovën zhvillojnë të shtunën një takim në Brdo në Slloveni, vendi që për momentin ka presidencën e radhës të BE-së. Takimi ku marrin pjesë ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës, Britanisë and Italisë, pjesë e të ashtuquajturit Grup të Kontaktit ku bëjnë pjesë edhe SHBA e Rusia, si dhe shefi i politikave të jashtme të BE-së, Havier Solana dhe shefi i zgjerimit Olli Rehn zhvillohet pas dyerve të mbyllura. Bisedimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën mbahet në prag të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Besohet se shpallja unilaterale e pavarësisë së Kosovës nuk do të ndodhë deri pas raundit të dytë të votimeve në Serbi. SHBA dhe shumica e vendeve evropiane priten që atëherë të njohin pavarësinë e Kosovës. Të premten, presidenti i Rusisë paralajmëroi se kjo do të ishte e paligjshme dhe imorale. Ai bëri thirrje për më shumë diskutime për arritjen e një kompromisi. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||