|
Gazprom mund të shtrihet edhe në Serbi | |||||||||||||||||||||||
Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me marrjen e debatueshme të monopolit të naftës së Serbisë nga gjigandi rus i energjisë, Gazprom. Kompania shtetërore ruse e gazit ka ofruar 400 milionë euro për pjesën më të madhe të aksioneve në kompaninë NIS dhe Beogradi mund ta miratojë këtë marrëveshje këtë muaj. Por disa vleresojnë se vlera e NIS është shumë më e madhe dhe një numër kompanish evropiane kanë shprehur interes. Komisoni Evropian tha se shitja tek Gazpromi duhet të jetë e hapur dhe transparente. Zëdhënësja e Komisonit Evropian, Kristina Nagji thotë se Komisoni Evropian shpreson se shitja e aseteve kaq të rëndësishme si ajo e kompanisë serbe të naftës do të jetë e hapur dhe e orientuar nga interesa objektive, komerciale dhe ekonomike. Shitja e Kompanisë NIS ndodh në kohën kur Serbia po ecën drejt hyrjes në Bashkimin Evropian, çka mund të shënojë një hap përpara gjatë këtij muaji. Disa analistë thonë se shitja e kompanisë Nis te Moska mund të jetë e motivuar politikisht. Në shkëmbim të kompanisë serbe të naftës, ata thonë se Rusia mund të ofrojë mbështetje për çështjen e Kosovës. Ministria serbe e energjise dhe minierave thotë se motivi nuk është politik, por është i bazuar thjesht në nevojën për të siguruar një burim të furnizimit me gaz. | LOKALE Energjia16 shkurt 2006 | Analiza | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||