|
BE flet për mision civil në Kosovë | |||||||||||||||||||||||
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, thotë se udhëheqësit e Bashkimit Europian janë marrë vesh në parim për dërgimin e një misioni civil prej 1800 punonjësish të policisë dhe gjyqësorit në Kosovë kur, siç pritet, ajo të shpallë pavarësinë vitin e ardhshëm. Duke folur në samitin e Bashkimit Europian në në Bruksel, zoti Sarkozy tha se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme. Shefi për Politikën e Jashtme të BE-së, Havier Solana, tha se qëllimi i bisedimeve ishte qartësimi i statusit të Kosovës. "Ne jemi shumë të kënaqur dhe e mbështesim vendimin e presidentit Tadiq për thirrjen e zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Sikurse dihet, qëndrimi ynë është se ne e kemi mbledhur mendjen se statusi përfundimtar i Kosovës duhet zgjidhur", tha zoti Solana. Udhëheqësit e Bashkimit Europian mund të premtojnë edhe nënshkrimin e një marrëveshjeje për lidhje më të ngushta me Beogradin, duke e vënë Serbinë në korsinë e shpejtë drejt anëtarësisë eventuale në Bashkimin Europian. Por ministri i jashtem serb, Vuk Jeremiq, e përjashtoi mundësinë e shkëmbimit të anëtarësisë së Serbisë ne BE me heqjen dorë nga Kosova: "Kjo qeveri e Republikës së Serbisë, thjesht nuk e sheh çështjen e statusit të Kosovës dhe Bashkimin Europian si çështje të shkëmbyeshme dhe se njëra prej tyre mund të përdoret si kompensim për tjetrën. Tregtia me këto çështje është e padiskutueshme. Ne nuk mund ta shkëmbejmë territorin tonë me të ardhmen tonë europiane", tha ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq. Rezerva për pavarësinë e Kosovës mësohet të ketë shprehur edhe kryeministri rumum, Këlin Popescu Teriçeanu. Ndërkaq ministri gjerman i mbrojtjes, Franc Jozef Jung, tha se shpresonte që të dyja palët të heqin dorë nga dhuna. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||