|
'Nisin konsultimet' për pavarësinë | |||||||||||||||||||||||
Ekipi Negociator i Kosovës tha se prej të hënës, nisin konsultimet me bashkësinë ndërkombëtare për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj. Njoftimin e dha Skënder Hyseni, zëdhënësi i ekipit, pas një takimi të negociatorëve kosovarë në Prishtinë. Z. Hyseni tha se konsultimet do të nisin me 'partnerët kyç': SHBA-në dhe BE-në. Ai tha se shpallja e pavarësisë do të bëhej shumë shpejt, por nuk dha nje datë të saktë për këtë. Zëdhënësi tha se presidenti Fatmir Sejdiu ka bërë kërkesë që të marrë pjese në seancën e Këshillit të Sigurimit më 19 dhjetor, kur pritet të diskutohet raporti i Treshes për Kosovën. Z. Hyseni tha se dhjete dhjetori shënon fundin e negociatave per statusin dhe përjshtoi mundësinë e bisedimeve shtesë për të ardhmen e Kosovës. Mbledhja e ekipit negociator u mbajt për të diskutuar hapet e ardhshëm të Prishtnës pas skadimit të afatit të negociatave me Beogradin për statusin. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||