|
Kosova-çështje dite në samitin e BE-së | |||||||||||||||||||||||
E ardhmja e Kosovës do të jetë në krye të axhendës së takimit të ministrave të Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel. BE-ja është duke pritur që të dërgojë një mision policor dhe civil në Kosovë për të ndihmuar tranzicionion nga administrata aktuale e OKB-së, tek ajo vendore. Por më parë, anëtarët e BE-së duhet të tejkalojnë mospajtimet e brendshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Çështje 'problematike' Kosova ka provuar të jetë një çështje problematike për Bashkimin Evropian dhe gjetja e konsensusit për të mbajtur një qëndrim të përbashkët ndaj shpalljes së pavarësisë, nuk ka qenë e lehtë. Vende si Gjermania dhe Britania e Madhe kanë qenë mbështetëse të fuqishme të një lloj pavarësie të mbikqyrur ndërkombëtarisht. Por vende të tjera si Spanja, Greqia, Qipro dhe Sllovakia janë të shqetësuara për precendin që mund të përbëjë ajo dhe për inkurajimin që mund t'u japë disa grupeve separatiste. Angazhim Ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, u kanë shkruar kolegëve të tjerë dhe kanë bërë thirrje që BE-ja të përmbushë angazhimet e saj. Me fjalë të tjera, ata kërkojnë që BE-ja të përgatitet për një mision civil dhe policor për të lehtësuar tranzicionin nga qeverisja e OKB-së tek ajo vendase. Dhe në Bruksel, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Javier Solana u ka thënë gazetarëve se besonte se po bëheshin hapa drejt arritjes së marrëveshjes. Të gjithë duan të shpangin atë lloj paralize evropiane që u pa në vitet '90-të dhe që mund të lejojë shpërthimin edhe një herë të dhunës në Ballkan. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||