|
Negociatorët-jo kompromis me pavarësinë | |||||||||||||||||||||||
Në prag të raundit të fundit të bisedimeve me palën serbe për statusin, pala kosovare thotë se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që nuk do të ketë për bazë pavarësinë e Kosovës. Tri ditë para takimit të fundit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, zëdhënësi i Ekipit Negociator të Kosovës, Skënder Hyseni tha se pala kosovare nuk do të pranonte asnjë zgjidhje me të cilën Kosova dhe Serbia do të kishin ndonjë lidhje strukturore. "Çdo marrëveshje që nënkupton çfarëdo qoftë më pak se pavarësi, është e pamundshme dhe e paarritshme", tha z.Hyseni. Procesi negociator për statusin e Kosovës përfundon në 10 dhjetor. Në këtë ditë, negociatorët ndërkombëtarë do t'i dorëzojnë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mon një raport mbi rezultatin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Z. Hyseni tha të premten se nëse konstatohet dështimi i këtyre negociatave, Prishtina do të koordinojë me bashkësinë ndërkombëtare hapat e saj drejt shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Ai nuk dha një datë për shpalljen e mundshme të pavarësisë në Kuvendin e Kosovës, por premtoi se kjo do të ndodhë shumë shpejt, pas formimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 17 nëntorit | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||