 | | | Putin mbështet të drejtën iraniane për energji bërthamore për qëllime paqësore |
Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me homologun e tij iranian, Mahmud Ahmadinexhad, në Teheran. Bisedimet pritet të fokusohen në polemikën bërthamore të Iranit me Perëndimin. Analistët thonë se Teherani e shikon vizitën si një shans për marrjen e mbështetjes ruse përballë akuzave amerikane, lidhur me programin e vet të pasurimit bërthamor. Irani po ashtu kërkon një angazhim nga Moska për përfundimin e ndërtimit të reaktorit të parë bërthamor në Busher, të cilin Moska e ka vonuar. | | |