BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 26 shtator 2007 - 10:25 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ahmedinedjad sfidues në OKB
ahmadinedjad
'Çështja bërthamore e Iranit është e mbyllur'
Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad tha të martën në New York se ai e konsideronte të mbyllur çështjen bërthamore të vendit të tij.

Z. Amadinedjad e bëri këtë deklaratë në fjalimin që mbajti para Ansamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se Irani tashmë e kishte përvetësuar teknologjinë, për të cilën Perëndimi druhet se mund të përdoret për të prodhuar armë bërthamore.

Presidenti iranian tha se vendi i tij tani po kryente pasurim uraniumi në shkallë industriale.

Por ai tha se teknologjia bërthamore do të përdorej vetëm për qëllime paqësore.

'Fakt i kryer'

Analistët thonë se Presidenti iranain po përpiqet ta vërë botën para një fakti të kryer.

Një gjë e tillë, shtojnë ata, bëhet me qëllim që të minohet presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vendosur sanksioneve të reja ndaj Teheranit.

Por ekspertët i vënë në dyshim deklaratat e presidnetit dhe thonë se nuk besojnë se teknologjia bërthamore e vendit ndodhet në shkallën e pretenduar prej tij.

Ndërkohë, SHBA i ka bërë thirrje aleatëve të saj që të ushtrojnë sanksione ekonomike mbi Teheranin.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>