BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 13 shtator 2007 - 07:46 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bie vdekshmëria te fëmijët
Fëmijë
Vaksinimi ka shpëtuar miliona fëmijë, sidomos në Afrikë
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët thotë se ka pasur një rënie të vdekshmërisë te fëmijët në shkallë globale.

Të dhënat e botuara në një raport të UNICEF-it tregojnë se në vitin 2006 numri i vdekje te fëmijët nën pesë vjeç ra për herë të parë nën 10 milionë.

Në vitin 1990 në botë vdiqën 13 milionë fëmijë.

Ulja e numrit të vdekjeve te fëmijët ka ardhur nga disa faktorë, siç janë përmirësimi i shërbimit të imunizimit, rritja e numrit të nënave që i ushqejnë foshnjet e tyre me gji dhe përdorimi më i gjerë i pëlhurave kundër mushkonjave që përhapin sëmundjen e malaries.

Tri vende ku është shënuar rënia më e madhe e numrit të vdekjeve te fëmijët janë Maroku, Vietnami dhe Republika Domenikane.

Por pamja është më e zymtë në Afrikën Subsahariane ku vitin e kaluar vdiqën afro pesë milionë fëmijë të moshës nën pesë vjeç.

HIV/AIDS-i vazhdon të marrë shumë jetë fëmijësh në këtë kontinent pavarësisht nga përhapja e medikamenteve për sëmundjet e tjera.

Objektivi i mijëvjeçarit për ta ulur vdekshmërinë te fëmijët me dy të tretat deri në vitin 2015 mund të arrihet në Amerikën e Jugut dhe në Karaibe.

Afrika është shumë prapa.

Autorët e këtij raporti thonë se shumica e vdekjeve janë të parandalueshme, por duhet kujdes më i mirë shëndetësor në nivel lokal.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>