BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 04 shtator 2007 - 17:32 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Protestë paqësore kundër krimit
Prishtinë
Rreth 5 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në një marsh paqësor kundër krimit në Kosovë, në shenjë proteste për vrasjen e pjesëtarit të policisë, Triumf Riza.

Ai u vra të enjten në një lagje të Prishtinës dhe policia po mban në arrest disa persona që besohet të kenë qenë të përfshirë në këtë krim.

Qytetarët e Kosovës dënuan vrasjen e policit kosovar dhe kërkuan nga institucionet më shumë efikasitet në sundimin e rendit dhe të ligjit.

Në mesin e protestuesve që po marshonin nga vendi i krimit nëpër rrugët kryesore të Prishtinës ishte edhe kryeministri Agim Çeku.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>