|
Polemika para zgjedhjeve të pjesshme | |||||||||||||||||||||||
Gradualisht vëmëndja në Tiranë po vendoset tek zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në zonën 31. Sikurse dihet ish-deputeti i saj Bamir Topi është që prej një muaji president i vendit. Përgatitjet tashmë kanë filluar, por zyrtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj forcave politike të cilat nuk kanë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm, ndonëse afati ka kaluar. Midis grupimeve politike ka polemika lidhur me paraqitjen e kandidatëve. Partia Demokratike si kandidat zyrtar të saj ka paraqitur Edi Palokën deri tani drejtor i agjensisë zyrtare të lajmeve ATSH. Por duket se midis të djathtëve ka mosmarrëveshje. Kjo për faktin se kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka filluar prej kohësh fushatën zgjedhore. Duket se arritja e një marrëveshjeje midis palëve është e vështirë pavarësisht disa ofertave që PD i ka bërë zotit Shehi. Në kampin e majtë partitë e koalicionit kanë rënë dakord që kandidati i tyre të jetë socialist, por brenda kësaj partie grupimet kundërshtare, përkrahësit e kreut aktual Edi Rama dhe ato të ish-udhëheqësit socialist Fatos Nano, po polemizojnë. Përkrahësit e zotit Nano kanë bërë thirrje që vota e mbështetësve të tyre të shkojë për kandidatin e djathtë Shehi. Pritet që të premten udhëheqja e PS-së të caktojë kandidatin zyrtar të kësaj partie. Ndër kandidaturat e përzgjedhura janë edhe ato të këngëtarit të njohur Luan Zhegu apo e ish-yllit të futbollit të viteve 70-80 Shkëlqim Muça. | LOKALE Zgjedhja e presidentit17 korrik 2007 | Analiza | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||