|
UNMIK-u merr rekomandimet për zgjedhjet | |||||||||||||||||||||||
Ekipi Negociator i Kosovës i ka rekomanduar UNMIK-ut dhe OSBE-së që zgjedhjet vendore dhe ato të përgjithshme në Kosovë të mbahen në javën e tretë të muajit nëntor. Por udhëheqësit e forcave kryesore politike kanë bërë disa propozime që do t'i dallonin zgjedhjet e ardhshme nga to që janë mbajtur që nga viti 1999, kur Kosova u vu nën administrimin ndërkombëtar. Ata kanë kërkuar që në zgjedhjet e reja të aplikohet votimi me lista të hapura dhe që minimumi i votave të nevojshme për të siguruar hyrjen në parlament, të rritet nga 1, në 5 përqind. Ky minimum, apo prag zgjedhor, nuk vlen për partitë e minoriteteve. Përfaqësuesit politikë të pakicave kanë vende të rezervuara në institucione, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve. Reagime Propozimi i Ekipit Negociator ka ngjallur reagime në skenën e politike kosovare. Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj thotë se ngritja e pragut zgjedhor, dëmton demokracinë. "Pragu prej 5 përqind është shumë i lartë dhe i papranueshëm," tha ai. Kryetari i Parisë së Drejtësisë, Sylejman Çerkezi tha se ky propozim përbënte "shpërputhje me realititetin" në Kosovë. Por minimumi i propozuar nuk ka për t'i penguar disa forca politike që të konkurojnë në zgjedhje. Ibrahim Makolli, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, thotë se partia e tij, edhe pse është formuar së fundmi, nuk i frikësohej pragut të ri zgjedhor. "Aleanca Kosova e Re është deklaruar se pavarësisht cili do të jetë pragu zgjedhor, është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Pritet vendimi Zëdhënësi i Ekipit Negociator të Kosovës, Skender Hyseni nuk i ka komentuar reagimet për ngritjen e pragut zgjedhor. Vendimi, tha ai, ishte marrë "nga partitë që e dominojnë skenën politike në Kosovë". Ndër rekomandimet etjera që Ekipi Negociator i Kosovës ka bërë lidhur me zgjedhjet është që mandati i qeverive lokale të jetë 2 vjet, ai i institucioneve qëndrore, 4 ndërsa mandati i presidentit të jetë 5 vjet. Vendimi për mbajtjen këtë vit të dy palë zgjedhjeve dhe përgatitjen e kuadrit ligjor për organizimin e tyre pritet ta marrë në ditët e ardhshme shefi i UNMIK-ut, Joachim Reucker. Udhëheqësit kosovarë nuk kanë përjashtuar mundësinë që zgjedhjet të shtyhen për disa javë, në qoftë se procesi zgjedhor do të ndërhyjë në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||