|
Kanadaja forcon pretendimet në Arktik | |||||||||||||||||||||||
Kryeministri kanadez, Stephen Harper ka njoftuar ngritjen e dy objekteve ushtarake në Arktik në një përpjekje për të ushtruar sovranitetin e vendit të tij mbi këtë rajon të diskutuar. Rajoni vlerësohet se ka burime miliarda dollarëshe gazi dhe nafte. Duke folur gjatë një turneu në Arktik, zoti Harper tha se qendra e stërvitjes së ushtrisë dhe porti theksonin praninë afatgjatë të Kanadasë në rajon. "Qeveria e re e Kanadasë e kupton parimin e parë të sovranitetit të Arktikut, që është përdorimi ose humbja e tij." "Ne e kuptojmë që Veriu është një magazinë burimesh energjie dhe mineralesh." "Ne e dimë se ndryshimi i klimës është duke rritur mundësinë e shfrytëzimit të këtyre pasurive dhe i kuptojmë sfidat që mund të përballojë në të ardhmen sovraniteti ynë në Arktik," tha zoti Harper. Kryeministri kanadez e bëri këtë deklaratë një javë pasi një nëndetëse ruse uli flamurin e tyre kombëtar në Polin e Veriut dhe e shpalli zonën ruse. Pëveç Rusisë dhe Kanadasë, SHBA-ja, Norvegjia dhe Danimarka kanë pretendime në rajon. Zoti Harper tha se vizita e tij në Veri kishte si qëllim t'u kujtonte rivalëve se Kanadaja do të mbronte të drejtat e saj në Arktik. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||