 | | | Në liri pas afro tetë vjetësh |
Gjashtë punonjës bullgarë të shëndetësisë, të liruar nga burgu në Libi, po kthehen në Sofje me një avion te qeverisë franceze. Pesë infermieret bullgare dhe mjeku palestinez, që tani ka shtetesi bullgare, ishin shpallur fajtorë në vitin 1999 për infektim të qëllimshëm të disa qindra fëmijëve libiane me virusin HIV. Javën e kaluar, gjykata më e lartë në Libi e uli dënimin e tyre, nga me vdekje në burgim të përjetshëm. Bashkëshortja e presidentit francez, Cecilia Sarkozy, ka qenë dy herë në Libi për të ushtruar presion për lirimin e punonjësve të shëndetësisë. Sipas disa njoftimeve, lirimi i tyre u mundësua pas arritjes së një marrëveshjeje në bazë të së cilës Bashkimi Europian i ka premtuar Libisë përmirësimin e marrëdhënieve dhe ndihmë mjeksore për fëmijët me AIDS. |