|
OKB miraton misionin e Koresë së Veriut | |||||||||||||||||||||||
Inspektorët bërthamorë të OKB-së kanë marrë miratimin e organizatës për t'u rikthyer në Korenë e Veriut. Ata do të mbikqyrin procesin e mbylljes së reaktorit kryesor të vendit. Bordi 35 anëtarësh i agjensisë bërthamore të OKB-së, IAEA , u takua të hënën për të miratuar misionin. Rikthimi i inspektorëve do të shënojë një pjesë kyçe të marrëveshjes të arritur në muajin shkurt. Sipas saj, Veriu ka rënë dakord të mbyllë reaktorin e Jongbionit, në këmbim të ndihmave ekonomike dhe në fushën e energjisë. Ndihmat e para pritet të arrijnë në veri në fund të javës nga Koreja e Jugut. Marrëveshje Bordi i IAEA-së u mblodh për një sesion special njëditor në Vienë për të miratuar misionin, i cili llogaritet të kushtojë rreth 5 milionë dollarë gjatë një periudhe dyvjeçare. Kjo do të jetë hera e parë që inspektorët do të lejohen në Jogbion që nga viti 2002, kur ata u dëbuan prej andej. Diplomatët në Vjenë thonë se ekipi i inspektorëve mund të mbërrijë në Korenë e Veriut brenda javës për të filluar procesin e verifikimit të mbylljes së reaktorit. Në sesionin e agjensisë po shqyrtohen përfundimet e raportit të një ekipi të IAEA-së që vizitoi Korenë e Veriut muajin e kaluar. Në raport thuhet se inspektorët do të lejohen që të vizitojnë të gjitha objektet bërthamore që do të mbyllen dhe që të instalojnë të gjitha mjetet e duhura për ta verifikuar mbylljen. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||