|
Parlamenti pritet të votoj sonte për Presidentin e ri të mundshëm | |||||||||||||||||||||||
Në orën 19, është planifikuar një seancë e parlamentit shqiptar, ku pritet të bëhet votimi për Presidentin e ri të vëndit. Administrat e Kuvendit, po merr të gjitha masat e duhuar për një votim të mundshëm, ndërkohë që ende asnjë kandidat nuk është regjistruar në Sekretari, pasi nuk kanë grumbulluar 20 firmat e deputetëve. Kjo seancë është konsideruar mjaft e rëndësishme, pasi në bazë të Kushtetutës nëse votimi nuk bëhet tre herë rradhazi, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, por këtij fakti po i bëhen interpretime të ndryshme nga parti dhe politikanë që duan të shmangin zgjedhjet e parakohshme. Sot ka patur lëvizje të shumta politike për të gjetur rrugët e zgjedhjes së Presidentit, pasi emrat e pozitës dhe opozitës janë refuzuar nga të dy palët. Analistët mendojnë se një takim i minutës së fundit mes Kryetarit të opozitës Edi Rama dhe kreut të maxhorancës ,Sali Berisha mund të sjellë një zgjedhje dhe të shmangë zgjedhejt e parakohshme. Burime ende jo zyrtare thonë se në këto momente grupi parlamentar i PD-se ka mbledhur 20 firmat që kërkohen për një kandidat për President dhe bëhet fjalë për Spiro Koçin, aktualisht Amabsador i Shqiperisë në Beograd. Por gjithësesi ende zyratrisht nuk është konfirmuar një gjë e tillë dhe pritet që në seancën parlamentare të zbulohen lëvizjet më të fundit politike për të zgjedhur Presidentin e vendit. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||