BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 10 qershor 2007 - 09:45 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Shkupi mirëpret vizitën e Bushit

Bush
Presidenti do të takohet në Tiranë me kryeministrin Gruevski
Në Maqedoni, vizita e presidentit amerikan Xhorxh Bush në Tiranë shihet si një sinjal i mirë për proceset evrointegruese të rajonit.

Qëndrimi i presidentit amerikan Xhorxh Bush në Shqipëri dhe Bullgari, jo vetëm që është mirëpritur në Maqedoni, por kjo vizitë është cilësuar si historike për tërë rajonin.

Vizita e presidentit Bush në Tiranë mirëpritet për dy arsye në Maqedoni.

Maqedonia pret që presidenti Bush, nëse nuk jep sinjal të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO gjatë vitit të ardhshëm, me siguri ka për ta inkurajuar delegacionin qeveritar maqedonas të drejtuar nga kryeministri Nikolla Gruevski që vendi të vazhdojë me realizimin e reformave dhe se dyert e NATO-s për Maqedoninë dhe vendet e Kartës së Adriatikut janë të hapura.

Nga ana tjetër shqiptarët e Maqedonisë, nga presidenti Bush presin rikonformim të qëndrimit amerikan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë pas propozimit të Marti Ahtisarit për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Për nder të vizitës së presidenti Bush në Tiranë, miqësisë së popullit shqiptar me atë amerikan, përvjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, përvejtorit të Lidhjes së Prizrenit, organizata joqeveritare “Zgjohu”, të dielën në mbrëmje në sheshin “Skenderbeu” në Shkup do të organizojë një mbrëmje kulturore-artistike.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>