|
Marrëveshje për ndryshimin e klimës | |||||||||||||||||||||||
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se udhëheqësit e G8 që po takohen në Gjermani kanë rënë dakord mbi një plan për të luftuar ndryshimin e klimës. Kancelarja Merkel e përshkroi marrëveshjen si hap gjigand në drejtimin e duhur. Ajo tha se të gjitha vendet kishin rënë dakord se ishte e nevojshme që të kishte objektiva të detyrueshme për t'u zbatuar në ulje të emetimeve. Ajo shpehu kënaqësinë se kjo gjë do të kryhet nën drejtimin e OKB dhe se procesi kishte një fillim të qartë me një konferencë të planifikuar mbi ngrohjen globale në Bali më vonë këtë vit dhe një fund të qartë në vitin 2009. Ajo tha se kjo do të thonte se një traktat pasues i marrëveshjes së Kijotos do të jetë në zbatim kur marrëveshjes së Kijotos i vjen fundi në vitin 2012. Bush dhe Putin takohen Presidenti amerikan dhe ai rus janë takuar gjatë punimeve të samitit të G-8. Pas takimit, zoti Bush tha se ata kishin patur një dialog konstruktiv veçanërisht për planet amerikane për të zgjeruar një sistem mbrojtës raketor në Evropën Qëndrore që Moska e kundërshton me forcë. Sipas njoftimeve, presidenti Putin ka ofruar të tërheqë kërcënimin e tij për t'i ridrejtuar raketat nga Evropa nëse Uashingtoni bie dakord të vendosë pjesë të sistemit në Azerbajxhan dhe jo në Poloni e Çeki. Amerikanët thanë se do ta studiojnë propozimin. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||