|
Bisedime të ashpra priten sot në samitin e G8-ës | |||||||||||||||||||||||
Sot më vonë gjatë ditës do të mbahen takimet zyrtare të G8ës, ku do të preken një sërë problemesh mes tyre edhe çështja e Kosovës. Larg kamerave televizive, mundësisë për fotografi si edhe larg konferencave të shtypit zyrtatrët punojnë ende, zakonisht deri natën vonë për të hartuar deklaratat në bazë të të cilave vlerësohet suksesi i samitit. Por shumica e bisedimeve dhe shkëmbimeve diplomatike ndodh gjatë takimeve dypalëshe, është një mundësi për të takuar udhëheqësit e rinj si presidenti francez Nicolas Sarkozy. Takimet i hapin Presidenti Bush dhe Kryeministri britanik Tony Blair. Zoti Bush do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Mbrojtja raketore, programi bërthamor i Iranit dhe Kosova mund të jenë në krye të axhendës së bisedimeve. Më vonë gjatë ditës, zoti Putin mund të dëgjojë një mesazh të sinqertë nga presidenti i ri francez, i cili duket se do të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Moskës sesa parardhesi i tij. Zotit Bush i duhet mbështetja e vazhdueshme për qëndrimin ndaj programit bërthamor të Iranit dhe udhëheqësit perëndimorë po ashtu presin ndonjë shenjë të qartë nga rusët për çështjen e Kosovës. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||