 | | | Amerikanët duket se kundërshtojnë objektivat |
Këshilltari i lartë i presidentit Bush mbi ndryshimin e klimës, James Connaughton, ka thënë se SHBA nuk do të bjerë dakord për objektivat ambicioze për të luftuar ndryshimin e klimës në samitin e G8 në Gjermani. Zoti Connaughton tha se G8 nuk duhet të diktojë politikat nacionale të shteteve të veta. Në një takim para fillimit zyrtar të samitit, Presdienti Bush i tha kancelares gjermane, Angela Merkel se ai kishte atë që ai e quajti dëshirë e fortë për të punuar me të mbi një pakt për ulje të emetimeve të gazrave që kanë efektin serë: "Unë vij me një dëshirë të fortë për të punuar me ju për një marrëveshje pas Kijotos se si të arrijmë objektiva të rëndësishme. Një natyrisht është ulja e gazrave që kanë efektin serë. Tjetra ka të bëjë me atë që të bëhemi më të pavarur nga burimet e energjisë në rastin tonë nga nafta bruto që vjen nga ato pjesë të botës që në disa vende kemi miq dhe në disa nuk kemi. Ne kemi një mundësi të mirë të ndajmë teknologjitë tona me botën në zhvillim për të siguruar që të jemi shërbyes të mirë të mjedisit."
|