|
Këshilli rrëzon kërkesën e ministrit | |||||||||||||||||||||||
Këshilli i Lartë i Drejtësisë në Shqipëri ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e ministrit të Drejtësisë për shkarkimin e një gjyqtari të lartë, të akuzuar për lidhje dhe mbrojtje të krimit të organizuar. Me gjashtë vota kundër dhe pesë vota pro, Këshilli rrëzoi kërkesën e ministrit Ilir Rusmajli për shkarkimin nga detyra të anëtarit të organit më të lartë të drejtësisë në vend, gjyqtarit Artan Gjermeni. Ministri Rusmajli, ashtu si paraardhësi i tij, po i qeverisë Berisha e akuzon ish-kryegjyqtarin e Lushnjës për lidhje me bandën famëkeqe të këtij qyteti ndërsa thotë se ka prova për të mbështetur akuzat ndaj tij. Z. Gjermeni i hedh poshtë këto akuza. Ai thotë se askush nuk ka asnjë provë që do të vërtetonte përfshirjen e tij në mbrojte të kësaj bande. Z. Gjermeni e ka paditur në prokurori Ministrin e drejtësisë për shpifje. Analistët në Tiranë mendojnë se akuzat dhe kundërakuzat në organin më të lartë të drejtësisë në vend janë të motivuara politikisht. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||