BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 09 maj 2007 - 10:31 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Çeni në vizitë në Bagdad
Dik Çeni
Zv/presidenti amerikan, Dik Çeni ka arritur në Bagdad në një vizitë të paparalajmëruar në fillim të një turneu në Lindjen e Mesme.

Autoritetet amerikane thonë se ai do të inkurajojë udhëheqësit irakianë të rrisin përpjekjet e tyre për t'i dhënë fund dhunes sektare.

Ambasadori i ri amerikan në Bagdad, Ryan Crocker, tha se ai pret që zoti Çeni të ritheksojë pikëpamjen amerikane se SHBA po ndërmerr përpjekje të shumta për të përmirësuar situatën e sigurisë.

Zoti Çeni është takuar me komandantin amerikan në Irak, gjeneralin David Petraeus, dhe pritet që të kalojë pjesën tjetër të ditës me kryeministrin irakian, Nouri al-Maliki, dhe figura të tjera të rëndësishme.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>