 | | | Qumështi i gjirit pengon kalimin e HIV-it |
Shkencëtarët në Afrikën e Jugut thonë se kanë gjetur prova se nënat HIV-pozitiv që i ushqejnë fëmijët vetëm me qumështin e gjirit ka më pak mundësi të kalojnë infeksionin e tyre se ato që kombinojnë ushqimin me gji, me ushqimin me shishe dhe ushqime të forta. Një studim me më shumë se 2700 gra arriti në përfundimin se vetëm 4 përqind e fëmijëve që ushqeheshin vetëm me qumësht gjiri merrnin virusin HIV. Por përqindja e infektimit në mesin e atyre që merrnin ushqim me shishe apo ushqim të fortë ishte shumë më e lartë. Shkencëtarët thonë se qumështi i gjirit dihet se forcon shtresën e zorrëve të fëmijëve të vegjël duke penguar futjen e viruseve në qarkullimin e gjakut. Studimi tregon se për shumë njerëz të varfër përfitimet për shëndetin nga qumështi i gjirit duket se janë më të larta se rreziku i transmetimit të HIV-it. |