|
Republikanët bllokojnë debatin mbi Irakun | |||||||||||||||||||||||
Republikanët në Senatin amerikan kanë mundur që me sukses të parandalojnë një debat të gjerë mbi planin amerikan për të dërguar më shumë se 20 mijë trupa shtesë në Irak. Republikanët këmbnëngulën se ata e mirëpritnin debatin, por më pas përdorën një mase proceduriale për ta penguar atë. Udhëheqësi i pakicës në senat, Mitch McConnell tha se një rezolutë bipartizane që kritikonte planin për rritje të trupave duhej konsideruar së bashku me disa rezoluta më përkrahëse. Kjo çoi në votim në të cilat demokratët nuk arritën të siguronin shumicën e mjaftueshme për vazhdim të debatit. Ata janë betuar se do ta risjellin përsëri çështjen, ndoshta javën tjetër, por ndërkohë do të ketë diskutime të tjera jashtë senatit para se kjo gjë të ndodhë. Kjo do t'i japë kohë republikanëve të ushtrojnë më shumë presion mbi senatorët që nuk janë të sigurt, nëse këto përkrahin apo jo rezolutën kryesore, votat e të cilëve do të jenë kyçe, nëse kjo çështje vjen në senat. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||